ASH kërkon zgjidhje për Konjaren, Snopçe: Duam zgjidhje konkrete, jo aktrim

ASH-AAA sot kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të zbardhin rastin për gërmimet në lumin Pçinjë në Konjare të Mesme. Halil Snobçe nga ky koalicione tha se institucionet duhet të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe jo në favor të grupeve të biznesit për përfitime materiale.

Advertisement

“Ata që duhet të ndërmarrin hapa për zgjidhjen e problemit, të veprojnë dhe jo të aktrojnë se po bëjnë diçka, pa pasur rezultat konkret. 00:12 Më datë 26 dhjetor i parashtrova Kryeministrit pyetje deputetësh në lidhje me injorimin që Qeveria u bën qytetarëve të Konjares, Komuna e Petrovecit. Bëhet fjalë për katastrofë natyrore e krijuar më dijeninë e Qeverisë. Ngela i kënaqur nga përgjigja e Kryeministrit, I cili tha se e njeh rastin dhe premtoi se Qeveria do të ndërmarr masat e nevojshme për të eliminuar problemin. Me keqardhje konstatoj se pavarësisht vizitave nga inspektorë dhe ministra, problem nuk është zgjidhur- deklaroi Halil Snobçe- ASH-AAA.

Advertisement

Leave a Reply