ASK: Edhe Orce Kamçev tentativë për arratisje – Mirëpo përfundoi në paraburgim

Biznesmeni Orce Kamçev mëngjesin e sotëm është arrestuar nga policia, pasi që Agjencia për Siguri Kombëtare ka pasur informacione se Kamçev po përgatitej për t’u arratisur.

Me kërkesë të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Orce Kamçev është arrestuar, ndërsa e kanë informuar Pprokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Nga Prokuroria thonë se do të kërkojnë paraburgim për shkak se Orce Kamçev është i dyshuar në hetimin “Parcelat ne Vodno”.

Sipas informacioneve, Kamçev duhej të paraqitej nesër në zyrën e prokurorit për t’u përgatitur si dëshmitar për prokurorinë në lëndën gjyqësore “Lidhja Ndërkombëtare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *