Austria pezullon injektimet me një seri të vaksinave nga AstraZeneca, pas vdekjes së një personi

Autoritetet austriake kanë pezulluar inokulimet me një seri të vaksinave kundër COVID-19 nga AstraZeneca, si një masë paraprake, derisa po hetohet vdekja e një personi si dhe e një tjetri që u sëmurë pas marrjes së vaksinës.

“Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor (BASG) ka pranuar dy raporte në një lidhje kohore me një vaksinim nga e njëjta seri e vaksinave të AstraZeneca në klinikën e rrethit të Zwettl në provincën e Austrisë së Ulët”, thuhej në deklaratë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të koagulimit, derisa një tjetër grua 35-vjeçare zhvilloi emboli pulmonare dhe është duke u shëruar.

“Aktualisht nuk ka ndonjë provë që kjo pati lidhje me vaksinimin”, tha BASG.

Disa mediume raportuan se gratë ishin të dyja infermier që punonin në klinikën e Zwettl. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *