Autostrada Tetovë-Gostivar nuk është autostradë?!/ Drejtori i “Rrugëve Shtetërore” e pranon se nuk i plotëson standardet

Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson standardet për tu quajtur autostradë, ani pse qytetarët vazhdojnë të paguajnë në pikat pagesore rrugore. Këtë e pranoi në ClickPlus edhe vetë drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore”, Ejup Rustemi.

“Tetovë-Gostivar nuk i plotëson standardet për të qenë autostradë, prandaj është pjesë…

-Pse paguajmë?

-Për ata arsye është pjesë që është paraparë të lidhet marrëveshje me “Behtelin & Enka”- deklaroi Ejup Rustemi në emisionin Click Plus.

Ndonëse e pranon se nuk i plotëson standardet, Rustemi kur pyetet se pse qytetarët duhet të paguajnë, arsyetohet me ligjet që e parashohin këtë gjë.

“Pse paguajmë ne kur nuk është autostradë?

-Është e përcaktuar nga viti ‘95.

-Por po ju them a është fer, ju jeni zyrtar, unë jam civil, të gjithë nuk kemi kartelë.

-Për atë arsye ne dëshirojmë që ta bëjmë autostradë.

-Çka dëshironi është tjetër gjë, unë paguaj, në veturë i kam dy që i kam paguar, tregoni a është e drejtë?

-Të gjithë paguajmë në bazë të ligjit.

-Por pse kur nuk është autostradë pse ju hyni në hak Tetovës dhe Gostivarit, dhe të gjithë atyre që kalojnë aty, pse nuk e ndryshoni kur e dini se nuk është autostradë?

-Do ta ndryshojmë tani, BDI me marrjen e pushtetit punën e që e kemi marrë për ta bërë është ndërtimin e Korridorit  8, atë që e lexove në program.”

Në bazë të standardeve të parapara, autostrada duhet të ketë dy korsi dhe plus një ndihmëse me gjerësi së paku prej 2.5 metrash. Për këtë autostradë reagimet kanë qenë të shpeshta, ndërsa muaj më parë banorët e fshatit Sellcë të Tetovës protestuan sepse disa çdo ditë paguajnë nga 30 denarë për vetëm 2.5 kilometra që kalojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *