Banorët e Konjares edhe sot në protestë!

Dhjetëra banorë nga fshati Konjare në Komunën e Petrovecit në Shkup edhe sot pasdite kanë bllokuar autostradën Milladinovcë – Shtip.

Advertisement

Bllokimi i autostradës siç thonë banorët ka ardhur si rezultat, pasi që kompania sërish ka filluar gërryerjet në tokën pjellore. Sipas banorëve gërmimet e pakontrolluara të rërës po rrezikojnë shtëpitë e tyre dhe burimet natyrore.

Vlen të theksohet se banorët e Konjares kanë protestuar disa herë për rastin në fjalë, por informacioni i fundit që është kumtuar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, është se tashmë po përgatitet elaborat i ri nga një kompani gjeodezike./TV21

Advertisement

Leave a Reply