Banorët e Konjares thirren në polici pas protestës – Reagon ashpër Ziadin Sela: Shteti policor çdoherë përfundon me grusht të popullit

Banorët e fshatit Konjare e Mesme protestuan dje dhe sot duke bllokuar autostradën, kundër gërmimeve që bëhen nga një kompani në Lumin Pçinja. Nga gërmimet, banorët thonë se u rrezikohen shtëpitë, por edhe flora dhe fauna në atë rajon. Institucionet kanë premtuar disa herë, por asnjë hap konkret nuk është marrë në këtë drejtim. Kompania që ka marrë koncesionin dhe po kryen gërmimet, sipas banorëve është e afërt me pushtetin, ndërsa sa herë që këta banorë kanë ngritur zërin, presioni ndaj tyre prej koncesionerit ka qënë shumë më i madh. Sot, në orët e mbrëmjes, banorët që protestuan janë thirrur në polici. Siç thuhet, janë rreth 100 banorë të Konjares që janë ftuar në Stacionin e Policisë në Autokomandë, përcjell in7.

Ka reaguar menjëherë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili e ka quajtur shtet policor Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, shteti sa herë që protestojnë shqiptarët, tregon forcën duke kufizuar vendin dhe territorn e protestës, duke u munduar që ta ndalojë të drejtën për të protestuar. Por sipas tij, shteti policor çdoherë përfundon me grusht të popullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *