Bekteshi: Liqeni Treska – Zonë zhvillimore turistike, investime më shumë se 200 milionë euro

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka informuar opinionin se Qeveria sot mori vendim për të shpallur Liqenin Treska në Saraj në Zonë zhvillimore turistike. Për zhvillimin e Zonës turistike janë parashikuar investime prej më shumë se 200 milionë euro dhe do të hapen qindra vende të reja të punës. Është parashikuar ndërtim i kompleksit hotelerik, terrene sportive, akua-park, kënde për lojë, kopshte botanike, vikend-shtëpiza dhe objekte tregtare, ka njoftuar Bekteshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *