Berat Buzhala për ndalimin e burkas: Është dhurata më e mirë që një shtet mundet me ia bo grave

Gazetari nga Kosova Berat Buzhala në një status në profilin e tij në Facebook ka komentuar referendumin e fundit që u mbajt në shtetin e Zvicrës lidhur me ndalimin e burkas (shami që mbulon flokët dhe një pjesë të fytyrës).

Pas qëndrimit të Alma Lamës edhe Buzhala kërkoi që një gjë e tillë të praktikohet edhe në Kosovë, duke arsyetuar se ajo nuk është as obligim fetar e as traditë e shqiptarëve, transmeton Gazeta Populli.

Ky është statusi i plotë i Buzhalës:

“Po e shenoj qitu:

Zvicra e ndaloi veshjen e burkes edhe niqabit ne vende publike. Kjo eshte dhurata ma e mire qe nje shtet mundet me ia bo grave, ani pse ne menyre perverze dikush kete mund ta konsideroje edhe si nje te drejte te grave. Nje gje te tille do te duhej ta beje edhe Kosova. Keto mbulesa as nuk jane ne traditen tone, e as obligim fetar. Keto jane vec mjete per kufizimin e te drejtave te grave.

Nime shqiptaret ne Zvicer a e kane dite qe ka me pase referendum, se dicka nuk e kam lexu asnje status per kete teme?”/GazetaPopulli.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *