Bien djeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Ndërkohë në pjesët më të larta të vendit dhe në ato malore reshjet do të jenë të dëborës. Ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës drejtë së martës reshje të borës do të ketë edhe në vendet më të ulëta. Do të fryj erë veriore e përforcuar që do të ndikoj në uljen e temperaturës për 7 deri në 9 gradë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3-7 gradë ndërsa ajo e maksimale prej 5 deri në 12 gradë Celsiusë.

Në Shkup do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët më të larta reshjet do të kalojnë në të dëborës. Temperatura minimale do të ulet deri në 5, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri në 8 gradë Celsiusë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *