Bitkoin tejkaloi 20,000 dollarë për herë të parë në histori

Për herë të parë në histori, vlera e bitcoin tejkaloi 20,000 dollarë, sipas Bloomberg.

Kriptovaluta më e madhe në botë sot u rrit për shtatë përqind dhe arriti një vlerë prej 20,787 dollarë.

Këtë vit, vlera e bitcoin është pothuajse e trefishuar. Bitkoin do të pres fundin e vitit me vlerën më të lartë ndonjëherë. Në fillim të vitit 2020 nuk dukej kështu. Nga mesi i shkurtit deri në mes të marsit, çmimi i tij ra me më shumë se 50 për qind – në vetëm 4,895 dollarë. Pas një faze të shkurtër rimëkëmbjeje, vlera ka qëndruar afro 10,000 dollarë për një kohë të gjatë, deri para disa javësh. Muajin e kaluar, vlera e kriptovalutës ishte rreth 16,000 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *