‘Bomba’ e gazetarit: Në Vlorë bandat kanë një vaskë me acid për zhdukjen e personave

Mbrëmjen e sotme në emisonin “Opinion”, gazetari Ferdinand Dervishi, është shprehur se në qytetin e Vlorës ekziston një vaskë me acid e cila u vjen në ndihmë bandave kriminale për zhdukjen e personave.

“Mua nuk më tremb shumë Elbasani, aty kemi një bandë, po them organizatë kriminale, por ajo që më shqetëson mua është lidhja e tyre me politikën.

Fakti që në Shqipëri, grupet  kriminale në disa qytete filluar nga Vlora, Fieri, Elbasani, Tirana, Durrësi, Shkodra unë shikoj që bandat e fuqishme ndonjëherë  janë dhe të paprekura. Bandat ndajnë pushtetin dhe tendert me politikën. Eshtë shumë e thjeshtë t’i trokasësh një grupi të tillë për një emërim dhe shumë thjesht, emërohesh.

Elbasani është shumë i lexueshëm, unë Vlorën nuk e lexoj dot fare.

Për Vlorën kam dëgjuar nga persona që duhet t’ua dëgjosh fjalën se aty ekziston vaska me acid.

Këtë unë e kam dëgjuar në Vlorë nga persona, që duhet t’ua dëgjosh fjalën.“, tha Dërvishi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *