Boshnjakja e dirigjuar nga Lista Srpska: Le ta merr vesh e gjithë bota që Kosova nuk është shtet ligjor

Kryetarja e Partisë Komuniteti i Bashkuar, Adriana Hoxhiq, ka kritikuar Kosovën për qasje jo të barabartë ligjore për komunitetet në Kosovë. Ajo tha se duhet ta merr vesh e gjithë bota që Kosova është shtet joligjor, shkruan Gazeta Express.

Gjykata Supreme sot ia ka refuzuar ankesën Adriana Hoxhiqit, përfaqësuese e një iniciative boshnjake, e cila është akuzuar vazhdimisht se kandidatura e saj është sponsorizuar nga Lista Srpska. Në Supreme Hoxhiq ishte ankuar pasi PZAP ia anuloi mijër vota, që i kishte marrë në komunat me shumicë serbe.

Hoxhiq konfirmoi se ankesë do të dorëzojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Dy fjalë ajo parti edhe për Duda Baljen nga Unioni Socialdemokrat.

Unë i uroj suksese edhe Duda Baljes “edhe atyre boshnjakëve. Ndoshta ka boshnjakë që duan të asimilohen. Nuk ma merr menja që do të vjen ndodhje ndryshim. Ne do të vazhdojmë dhe do të dorëzojmë një ankesë tek Gjykata Kushtetuese, por krejt kjo punë është e orkestruar. Iniciativa e Adriana Hoxhiqit nuk është e mirëseardhur dhe kjo është një fakt. Le ta merr vesh krejt bota që Kosova nuk është ligjore, vota e qytetarëve për komunitet nuk është e barabartë dhe nuk e di se si mendon Kosova që të vazhdojë përpara”, ka thënë më tutje ajo, në emisionin “Frontal”, në T7./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *