Burri vret gruan më pas edhe veten në Prishtinë

Një femër e moshës 44 vjeçare dhe një mashkull 44 vjeçar, sot rreth orës 09:00 u gjetën pa shenja jete në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, mirëpo Policia e Kosovës thotë se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, viktimat janë një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, të cilët kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes. Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, ka thënë Borovci.

Siç tha ai, në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, tha ndër të tjera Borovci për Telegrafin.

Ndryshe siç merret vesh, burri fillimisht ka vrarë ish gruan e tij, pastaj ka bërë vetëvrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *