“Bota do të ketë 1 gjuhë dhe 1 monedhë”- Iraniani zbulon fenë e ‘pazakontë’ që beson

Në Euronews Albania, ishte i ftuar këtë të shtunë një i ri iranian, i cili jeton së bashku me familjen prej kohësh në Shqipëri. Naimi zbuloi gjatë një interviste me gazetarin Flor Gjini dhe besimin e pazakontë fetar të cilit ai i përket.

Iraniani tha se ai është i besimit Bahai, një fe e re e cila predikon se në tokë ka vetëm një Perëndi.

Sipas besimit Bahai, në të ardhmen në të gjithë botën do të ketë një monedhë dhe një gjuhë të përbashkët.

“Bahaulla flet për një sërë masash që do të jenë mbarëbotërore. Do të ketë një gjuhë të përbashkët dhe një monedhë të përbashkët në të ardhmen. Sipas besimit Bahai besojmë se në gjithë njerëzimin ka patur vetëm një Perëndi.

Kërkojmë barazinë e mundësive që i jepen në shoqëri femrave dhe meshkujve. Në besimin Bahai nëse gratë dhe vajzat bëhen lidere në botë atëherë do të arrijmë një paqe në botë. Besimi jonë vlerëson shumë kontributin e femrave, por edhe të meshkujve.

Gjithashtu ai shtoi: “Besimi Bahai është një fe e pavarur mbarëbotërore, është lindur në Iran në mesin e shekullit të XIX dhe është tani besimi më i përhapur në të gjithë botën.

Bahaulla është themeluesi i besimit Bahai, është mësuesi ynë hyjnor, dhe ne besojmë se në të vërtetë ka një fe dhe një Perëndi, por në kohë të ndryshme Perëndia na ka dërguar mëses të ndryshëm, për të na mësuar atë që kemi nevojë. Ne pranojmë Krishtin, pranojmë Muhamendin, është e njëjta fe por në faza të ndryshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *