Maqedoni e Veriut: 1436 dënime, 237 për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme në një njoftim të lëshuar sot njofton se për tre ditë janë dënuar një numër i madh i vozitësve.

“Më 05, 06 dhe 07.01.2021 nga njësitë organizative për kontrollin dhe rregullimin e trafikut në Ministrinë e Brendshme në territorin e të gjithë vendit janë sanksionuar gjithsej 1436 shoferë të cilët nuk ishin në përputhje me rregullat dhe rregulloret e trafikut. 237 sanksione janë vendosur për ngasje më të shpejtë se shpejtësia e lejuar, 87 për drejtimin e automjetit të paregjistruar, 192 sanksione për drejtimin e automjetit pa leje vozitjeje,50 për ngasje nën ndikimin e alkoolit ndërsa 178 për parakalim të paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *