Cili vend në Evropë po udhëheq në “garën rreth vaksinimit kundër COVID-19”?

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është shumë përpara pjesës tjetër të Evropës në vaksinat totale të administruara, vendet e tjera janë përpara për sa i përket përqindjes së popullsisë së tyre plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, që zakonisht do të thotë dy doza të vaksinës.

Kështu, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Britania e Madhe, e etur për të administruar dozat e para në sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, po pret më gjatë se vendet e tjera për të administruar atë të dytën.

Kush ka bërë përparimin më të mirë, në raport me numrin e popullsisë?

Mbretëria e Bashkuar ka administruar më shumë vaksina në përgjithësi, por gjithashtu kryeson për sa i përket vaksinave për frymë të popullsisë.

Hungaria dhe Serbia janë gjithashtu të forta në këtë masë, pasi të dyja kanë zgjeruar portofolet e tyre të vaksinave duke blerë vaksina të prodhuara në Rusi dhe Kinë.

A po fitojnë vendet më të pasura garën e vaksinave?

Ka pasur pretendime që përhapja e vaksinave të COVID-19 po sheh “aparteidin e vaksinave” në pjesë të botës.

Në këtë drejtim, në fillim të shkurtit, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 9 nga 10 vaksinat kundër coronavirusit kishin qenë në vendet më të pasura.

Një pjesë e vendeve relativisht më të varfra – sipas standardeve të Bashkimit Evropian – filluan vaksinimin më vonë dhe kanë mbuluar më pak njerëz.

Lista përfshin kombe të tilla edhe si Ukraina, Moldavia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bjellorusia.

Cili grup u vaksinua i pari

Një tregues tjetër interesant është se cilit grup njerëzish – secili vend – zgjodhi t’i japë vaksinën e parë kundër COVID-19.

Vendet në studimin e publikuar nga Euronews janë të ndarë në mënyrë të barabartë midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të moshuarve.

Por ka gjithashtu një numër vendesh, si Turqia, Serbia, Republika Çeke dhe Bullgaria që zgjodhën t’ua jepnin atë më parë politikanëve.

Kjo ndoshta edhe mund të arsyetohet për shkak se në disa raste, kjo mund të jetë një mënyrë për të provuar të qetësojë frikën e një popullate skeptike rreth vaksinave. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *