COVID-19, mbi 123 milionë raste në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 123 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Gjithsej 123 002 916 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 30 425 787 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili me 11 877 009 raste, India me 11 555 284, Rusia me 4 447 570, Britania me 4 285 684, Franca me 4 181 607, Italia me 3 332 418, Spanja me 3 212 332, Turqia me 2 971 633, Gjermania me 2 645 186, Kolumbia me 2 324 426, Argjentina 2 234 913, Meksika 2 187 910, Polonia 2 036 700, Irani 1 786 265, Afrika e Jugut 1 535 423, Ukraina 1 535 218, Çekia 1 459 406, Indonezia 1 455 788, Peruja 1 451 645 dhe Holanda me 1 186 987 raste.

Deri më tani, nga COVID-19 kanë vdekur 2 715 361 persona, ndërsa 99 131 550 janë shëruar.

Aktualisht, në botë ka 21 066 464 raste aktive me virusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *