Covid-19 në Maqedoni, 930 raste aktive tek fëmijët

930 fëmijë në mbarë vendin janë të prekur nga koronavirusi. Shifrat për Alsat i konfirmon drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Shaban Memeti. Klinika e Fëmijëve tashmë është shndërruar në Qendër Kovid, ku për momentin të shtrirë janë 21 fëmijë pozitiv të moshës nga 1 muaj e gjysmë deri në 18 vjeç. Vetëm mbrëmë janë pranuar dhjetë fëmijë me Kovid. Drejtoresha e kësaj Klinike bën thirrje që fëmijët të mos grupohen nëpër ambiente të mbyllura.

Advertisement

Gjendja nuk është siç ishte më herët. Kur thuhej se fëmijët janë asimptomatik dhe se më lehtë e kalojnë virusin, tanimë kjo gjë nuk është kështu, çështja ka ndryshuar. Për momentin kemi 21 fëmijë, ndërkohë lëshojmë për në shtëpi në bazë ditore por 10 fëmijë kemi pranuar mbrëmjen e djeshme. Kryesisht tek fëmijët simptomat janë temperaturë e lartë, ndezje, mungesë oreksi për ushqim e cila mund të sjellë deri në dehidrim që është mjaft fatale tek fëmijët”, tha Aspazija Sofijanova, drejtore e Klinikës së Fëmijëve në Shkup.

Nga e hëna Spitali i fëmijëve në Kozle i ka transferuar të gjithë fëmijët në Pediatri për tu shndërruar në Qendër Kovid për të rritur. Drejtori i Kozles ngre alarmin se nga marsi, tek spitali i tyre numri i fëmijëve me Kovid është trefishuar.

Kemi pas edhe fëmijë 3 ditësh me Kovid, 7 ditësh, 3 muajsh, 7 muajsh e deri 18 vjeçar. Kemi pas fëmijë që kanë qenë me komplikime më të rënda prandaj kanë qenë të Instituti jonë. Nga fillimi i muajit mars, filloi të trefishohet numri i fëmijëve të cilët janë pozitiv dhe me simptomatologji më të përparuar.  Shumica e fëmijëve kanë pasur nevojë për oksigjeno terapi dhe në përgjithësi ato vinin me simptomatologji shumë të përparuar nga rrugët e frymëmarrjes, temperaturë shumë të lartë”, pohoi Besnik Zeqiri, drejtor i Institutit të sëmundjeve të mushkërive “ Kozle”.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Shahpaska tha se edhe nëpër çerdhe vërehet një rritje e lehtë e numrit të fëmijëve me Kovid megjithatë sipas saj, qëndrimi në çerdhe është i sigurt. Sipas të dhënave të Institut të Shëndetit Publik që nga fillimi i pandemisë deri tani me koronavirus janë të

Vjollca Aliti                  

Advertisement

Leave a Reply