Çun Lajçi infektohet me kovid-19

Aktori, muzikanti, autori dhe aktivisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka dhënë së fundmi lajmin se është infektuar me koronavirus.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai ka treguar si është gjendja e tij shëndetësore dhe gjithashtu ka dhënë dhe një mesazh.

Ndër të tjera, ai tha se në qoftë se do të bëhet më mirë, të gjithë kanë për të shpëtuar, pasi nuk do të detyrohen t’i blejnë lule dhe t’ia zmadhojnë fotografinë e tij, në rast se sëmundja është fatale për të.

Ja postimi i plotë i aktorit:

“Nëse…!
Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. – S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!

Po Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime! Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vd ekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vd ekë tue knua me mua!Dardani, 28.03.2021″, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *