Dardan Molliqaj: Albin Kurti po dëshiron ta dërgojë vendin në zgjedhje

Kryetar i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqa ka thënë se Albin Kurti po dëshiron ta dërgon vendin në zgjedhje përsëri.

Advertisement

Sipas Molliqaj, ai dëshiron ta zgjedh për presidente atë që ne me të drejtë e kemi quajt  degë e partisë, që dilte haptas dhe e kundërshtonte, kërcënonte dhe e shantazhonte, kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

“Partitë opozitare duhet ta bëjnë të qartë, të jenë të gatshme të qëndrojnë në sallë, të votojnë një president koncensual për të cilën merren vesh së bashku”, tha Molliqaj në RTK.

I pari i kësaj partie shtoi se, opozita nuk mund të votojë për dikë që e quan kryetaren e KQZ-së kriminele, e që në anën tjetër i njeh rezultatet që janë certifikuar dhe janë në interes të saj.

Zgjedhjet në nivel vendi në Kosovë janë mbajtur me 14 shkurt ku VV fitoi 50.2%. këto zgjedhje erdhën pak më shumë se një vit pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019.

Advertisement

Leave a Reply