Deçan: Gjendet trupi i pajetë i një personi në oborr të shtëpisë së tij

Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se dje në Deçan është raportuar se viktima mashkull është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *