Deklarohet Stresi nga arratia: “Dola nga turma me makinën e varrimit”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj ka hyrë sërish në telashe me policinën dhe është arratisur në Kosovë. Kjo për shkak se u shpall në kërkim nga policia pasi akuzohet si organizatori i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rasha.

Advertisement

Stresi ka rrëfyer për Prive se si arriti të dilte nga Shqipëria dhe aq më tepër t’i shpëtonte policisë ditën e protestës, teksa u fsheh në një makinë funerali.

“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë’, u shpreh ai.

Përndryshe, një ditë më parë reperi nga Shqipëria kishte deklaruar që nëse nuk jep dorheqjen Ardi Veliu deri të Dielën, Tirana do të merrte flakë, por që më vonë ky postim u fshi nga rrjetet sociale

Advertisement

Leave a Reply