Detaje nga vrasja e dyfishtë në Fushë Tophanë: Të vrarët janë 28 dhe 24 vjeçar, kah to është gjuajtur me pushkë dhe pistoletë

Dy të vrarët mëngjesin e sotëm në Fushë Tophanë të Shkupit janë në moshë 24 dhe 28 vjet, thonë nga MPB burime për A1on.mk

Ata janë gjetur të vdekur, ndërsa krismat janë paraqitur nga persona që kanë qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes dhe i kanë dëgjuar krismat. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja nga pistoletë dhe pushkë automatike.

Vrasja ka ndodhur herët në mëngjes rreth orës 03:00, në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare”.

Të vrarët janë transportuar me veturë “Citroen” me regjistrim të Shkupit. Ndihma e shpejtë ka konstatuar vetëm që të dy personat nuk japin shenja jete. Ngelen të paqarta arsyet për vrasjen e dyfishtë, ndërsa nga policia po thonë që po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.

Dëshmitarë të rastit të përgjakshëm kanë qenë edhe fqinjët të cilët janë zgjuar nga të shtënat e armëve.

Siç theksuam dhe më herët nga burime nga MPB viktimat janë Afrim Berisha dhe Burim Vardar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *