Detaje për aksionin e djeshëm policorë/ Janë kapur shitësit dhe jo pesë “bosat” e grupit, konfiskohen 80 mijë euro…

Tetë persona prej të cilëve një person i mitur janë arrestuar pas aksionit policor kundër tregtisë me drogë.
Pas bastisjes në nëntë lokacione të grupit kriminel në Gazi Babë, janë konfiskuar më shumë se 80.000 euro, mbi 300 mijë denarë dhe 500 franga, theksoi sot në konferencë për shtyp prokurorja Villma Ruskovska, përcjell SHENJA.
Gjatë bastisjes janë gjetur 5 kilogram marijuhanë dhe mbi 600 gramë kokainë, ndërsa në Gërçec është gjetur sasi e vogël e drogës. Droga është ruajtur në lokacione të sigurta.
Ruskovska ka thënë se janë kapur vetëm shitësit dhe jo krerët narko bosat, por sipas saj ka mjaftueshëm prova edhe për ta.
Ajo ka thënë se mbi një vit këta persona nga lagjet Gërçec, Gazi Babë, Çair dhe Hasanbeg janë ndjekur.
Për të hënën Ruskovska ka paralajmëruar edhe hetim financiar, ndërsa ka theksuar se nëse nuk gjenden pesë personat kryesorë, do të shpallet fletarrest ndërkombëtar. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *