Detaji tjetër interesant që mund të ju ketë ikur nga momenti i vaksinimit të kryeministrit Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është personi i parë që ka marrë vaksinën kundër Covid-19.

Kurti derisa përgatitjet për marrjen e vaksinës është parë teksa ka përvjelur mëngën e këmishës, më t’u vaksinuar ai e ka kthyer mëngën e këmishës në gjendjen e mëparshme.

Nga pamjet shihet se Kurtit i është përlyer këmisha.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është vënë re edhe tek Infermierja që ia dha vaksinën kryeministrit Kurti.

Ndryshe nga të gjitha vendet e botës, ku gjatë procesit të vaksinimit mjekët bartin doreza, infermierja që ia dha vaksinën Albin Kurtit nuk barte doreza.

Ky detaj është vënë re nga qytetarët të cilët edhe kanë shpërndarë fotografinë në rrjetet sociale.

Pasi u vaksinua me vaksinën antiCOVID, kryeministri Albin Kurti, tha para medieve se nuk po e shfrytëzon privilegjin që të vaksinohet i pari por që t’i inkurajojë të gjithë qytetarët që të vaksinohen, shkruan Insajderi.

Ai po ashtu bëri thirrje që të respektohen masat antiCOVID.

“Nuk jam këtu që të shfrytëzoj privilegjin që të vaksinohem i pari por që të inkurajoj të gjithë qytetarët që të vaksinohen. Ju lus të i mbani maskat, distancën, higjienën dhe evitoni grumbullimet”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *