‘Dezertorët’ rusë do t’i pranojë edhe Amerika

Jo vetëm Evropa, por edhe SHBA-të tashmë, do të pranojnë aplikime për azil nga të gjithë shtetasit rusë, të cilët largohen nga vendi, në shenjë proteste ndaj regjimit të Vladimir Putin, i cili ka shpallur mobilizimin e pjesshëm të popullsisë, për të mbledhur 1 milion rezervistë në frontin e luftës në Ukrainë.


Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e cila ka theksuar se çdo azilant rus, do të jetë i mirëpritur në SHBA, pas largimit nga Rusia.

Të njohur gjerësisht tashmë si “dezertorë”, rreth 98 mijë dalje nga Rusia, janë raportuar vetëm drejt Kazakistanit në ditët e fundit.


Po ashtu, në kufirin me Gjeorgjinë ka pasur fluks të shtuar, si edhe në kufirin me Finlandën.

Gjermania, ishte i pari vend i Bashkimit Evropian, nga ku u deklarua se dezertorët do të mirëpriteshin.

Disa ministra gjermanë e pohuan këtë gjë, duke përmendur faktin se jeta e tyre, është seriozisht e kërcënuar nga regjimi i Putinit. /Albanianpost.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *