Dhimbja e fytit, simptoma më e shpeshtë e COVID-19 tani

Simptomat si temperatura ose humbja e të nuhaturit, konsideroheshin ndër shenjat karakterizuese të COVID-19 në fillim të pandemisë, ndërsa tash janë më pak të raportuarat.

Dhimbja e fytit mund të jetë simptoma kryesore që sugjeron se dikush është prekur me COVID-19, sipas studimit të ri, raportoi skynews.

Simptomat tjera janë dhimbja e kokës dhe mbyllja e hundëve, sipas studimit Zoe COVID.

Studimi përmend kollitjen, zërin e ngjirur, teshtitjen, lodhjen dhe dhimbjen e muskujve, ndër simptomat më të zakonshme.20 simptomat e raportuara javën e kaluar nga 17,500 persona që rezultuan pozitivë për koronavirus në Britani:

Dhimbje e fytit – 58%

Dhimbje e kokës – 49%

Mbyllja e hundëve – 40%

Kollë e thatë – 40%

Rrjedhja e hundëve – 40%

Kollë me këlbaz – 37%

Zëri i ngjirur – 35%

Teshtitje – 32%

Lodhje – 27%

Dhimbje e muskujve – 25%

Trullosje – 18%

Gjëndra të fryra në qafë – 15%

Dhimbje e syve – 14%

Ndryshim në nuhatje – 13%

Shtrëngim në gjoks – 13%

Temperaturë – 13%

Dridhje nga i ftohti – 12%

Shkurtim në frymëmarrje – 11%

Dhimbje e veshit – 11%

Humbje e të nuhaturit – 10%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *