Dhurohet bileta e shpëtimit, ndihmohet 5-vjeçari me tumor cerebral, e ëma në lot. Elvis Naçi: Zoti e shëroftë në Turqi! (VIDEO)

Këtë të premte emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 trajtoi rastin e Xhevitit të vogël. Falë ndihmës së shqiptarëve i është dhënë zgjidhje rastit të 5-vjeçarit të diagnostifikuar vetëm 6 muaj më parë me tumor celebral.

Të premten e kaluar Elvis Naçi duke bërë thirrje në studio për ndihmë tha se Xheviti që të shpëtojë duhet dërguar urgjent në spitalet jashtë Shqipërisë, trajtimi i tij kërkonte 40 mijë euro. Gjatë javës Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri i dorëzoi ne dorë të ëmës biletat për të udhëtuar sa më shpejt drejt Turqisë. Duke iu drejtuar vogëlushit të shtrirë në krevatin e spitalin Elvisi i tha “Zoti të shëroftë, ardhsh sa më shpejt i shëruar”.

Xheviti është fëmija i vetëm i një çifti të ri që merrem me bujqësi në fshatin Suk 1 në Roskovec. Xhenisa e ëma e djalit tha se fëmija duhet të trajtohet urgjentisht jashtë vendit pasi rrezikonte seriozisht jetën. Shqiptarët nëpërmjet donacioneve kanë grumbulluar paratë që duhen për operacionin dhe prindërve të djalit u është prerë bileta për jashtë vendit për ta kuruar djalin. Xhenisa, e ëma e djalit nuk mund ta përmbante gëzimin kur mori vesh se ka endë shpresë për të birin e saj, se tashmë ka një biletë shpëtimi! “Nuk më besohet që po udhëtoj drejt Turqisë, falënderoj Elvis Nacin, shpresoj që të vij me djalin e shëruar”, thotë e ëma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *