Digjet vetura Audi me targa të Gostivarit në aksin rrugor Kërçovë-Strugë

Një automjet i tipit Audi me targa të Gostivarit është djegur i tëri duke ecur, në afërsi të Arbinovës në Komunën e Debërcës, rruga Kërçovë – Strugë. Sipas informatave të para, asnjë nga pasagjerët në veturë nuk ka pësuar ndonjë lëndim, por të gjithë ndodhen jashtë veturës teksa ajo po digjet.

Arsyet e zjarrit nuk dihen ende, por sigurisht gjatë ditës së nesërme organet kompetente policore do të dalin me versioni zyrtar për këtë ngjarje./in7.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *