Dikur thoshte se është “thesar publik”, Kurti tani nuk ka plan për Trepçën

Qeveria e Kosovës pa një plan konkret për Trepçën, opozita thotë që kjo ndërmarrje nuk qëndron gjatë me këtë gjendje.

Gjiganti metarlugjik Trepça” ka vite që nuk po kalon kohë të mira.

Kjo ndërmarrje publike për vite të tëra është ballafaquar me telashe financiare, e në këtë drejtim sipas gjendjes në terren nuk ka ndihmuar as Ligji për Trepçën.

Por Trepça, nuk ka zënë fort vend në programin e qeverisë.

Në planin e ekzekutivit flitet për Trepçën në dy faqe te këtij dokumenti, pra dy herë me nga një paragraf.

Në pjesën e parë ceket synimi i qeverisë për këtë ndërmarrje.

Programi i Qeverisë:

Do të angazhohemi për krijimin e Fondit Sovran. Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për mundësimin e investimeve të jashtme dhe qasjen në tregje të huaja të kapitalit. Po ashtu, Fondi Sovran do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Si pasojë e kësaj, do të shuajmë Agjencinë Kosovare për Privatizim me anë të transferimit të saj në agjenci brenda Qeverisë.

Më tej Qeveria përmend edhe një herë këtë ndërmarrje, duke treguar si do e përmirësojnë perfomancën e sektorit minerar.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTelevizioni7%2Fvideos%2F809701153305899%2F&show_text=false&width=560

Programi i Qeverisë: 

2.14.2 Përmirësimi i performancës së sektorit minerar 

Do të angazhohet për shfrytëzimin optimal të burimeve minerare. Do të avancojmë kornizën ligjore dhe do të analizojmë gjendjen e Trepçës dhe minierave të tjera në Kosovë, me qëllim të ngritjes së performancës së tyre dhe do të identifikojmë potencialin e rritjes së kapaciteteve prodhuese. Të gjitha intervenimet në këtë sektor, do t’i mbështesim në alternativa të arsyeshme ekonomike, teknologjike, sociale e mjedisore.

Megjithatë ky plan i qeverisë nuk po shihet si adekuat.

Kështu të paktën po thonë deputetë nga opozita. Ish drejtori i Trepçës, njëherit kryetar i komisionit për ekonomi, Ferat Shala po vlerëson që qeveria nuk ka zgjidhje për këtë ndërrmarrje.

Sipas tij, qeveria duhet të trajtojë  si top prioritet Trepçën meqë tani është një pikëpyetje e madhe mbi vazhdimin efektiv ekonomik të kësaj ndërmarrje.

Televizioni ka rreth një muaj që ka drejtuar një kërkesë në ministrinë e ekonomisë mbi hapat konkret që planifikon të ndërmarr kjo e fundit për Trepçën, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit pati thënë që në Trepçë do ta shtojnë prodhimin e hulumtimin si dhe kualifikimin e punëtorëve.

Po ashtu patën theksuar që zhvillimi i Trepçës është në mesin e hapave më të rëndësishëm për bashkimin e qytetit të Mitrovicës të ndarë në dy komuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *