“Dita e Mësuesit, ngjarje me rëndësi kulturore dhe kombëtare.” Menduh Thaçi uron 7 Marsin

TELEGRAM URIMI – 7 MARS

Advertisement

Dita e Mësuesit është një ngjarje me rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë.

Në këtë ditë përshëndesim mundin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve shqiptarë kudo që vepruan, duke sakrifikuar shumë që tek të gjithë brezat të kultivohet dija, edukimi dhe vlerat më të larta kombëtare.

Për nder të 7 Marsit, ditës së arsimit shqip, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.

Me nderime,
Menduh Thaçi,
Kryetar i PDSH-së

Advertisement

Leave a Reply