Djali i një funksionari futet me veturë në restorantin afër Qeverisë (Foto)

Një Mercedes i bardhë në udhëkryqin “Leninova” afër Qeverisë është futur në një kafene, ka shkruar gazetaja Jordanka Ivanovska.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se vetura është e ish kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Më vonë Zhernovski ka deklaruar se në vetura ka qenë djali i tij me një shok, kurse sipas tij, aksidenti ka ndodhur mbrëmë në ora 21 e 45 minuta.

“Është ngutur të arrijë në shtëpi para orës policore”, ka deklaruar Zhernovski, transmeton gazeta Lajm.

Djali i Zhernovskit është transferuar në spital dhe ka qenë me fat që janë hapur “airbagët” mbrojtës. Tekstin e plotë mund ta lexoni Këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *