Drejtoresha e Fondit Pensional dhe Invalidor heq mbishkrimet në gjuhën shqipe dhe shkarkon 4 shqiptarë – udhëheqës sektorësh

Biljana Jovanovska drejtoresha e Fondit Pensional dhe Invalidor po e “pastron” nga shqiptarët institucionin që ajo udhëheq.

Advertisement

Për një muaj sa qëndron në krye të FPI-së, ka shkarkuar katër udhëheqës sektori shqiptarë, ndërsa me persona nga jashtë institucionit, ndaj punonjësve tjerë kryhen trysni nga më të ndryshmet. Filiz Mehmeti tashmë është shkarkuar nga detyra – udhëheqëse e sektorit për resurse njerëzore, Mira Jusufi nga Sektori i Jashtëm, ndërsa Femi Beqiri është shkarkuar nga detyra – udhëheqës i Sektorit për Likuidim. Janë shkarkuar edhe të tjerë në Shërbimin Juridik, ndërsa në kundërshtim me rregulloren e punës, janë dërguar madje në Sektorin e zgjidhjes së lëndëve në pozitë më të ulët.

Ajo uhëheqësve tjerë të Sektorëve, ashtu sikurse shefave shqiptarë të Njësive administrative brenda FPI-së, u ka ofruar “marrëveshje” që, vullnetarisht të dorëhiqen nga detyrat dhe të zgjedhin vende tjera pune, brenda institucionit. Shkarkime ka nisur edhe në Njësinë e Shkupit, ku përfaqësimi i shqiptarëve ishte në nivel të duhur. “Hakmarrjet” ndaj shqiptarëve, në emër të Jovanovskës, i kryen bashkëshorti i saj, Tomçe Gjurovski, i cili sillet si “gangster” duke shkaktuar çdo ditë skandale.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo dhe që skandali të jetë edhe më i madh Jovanovska i ka hequr të gjitha mbishkrimet në gjuhën shqipe.

Këtë e konfirmoi edhe gazetari Furkan Saliu i cili në profilin e tij personal ne rrjetin Fejsbuk shpërndau një video ku shihet Jovanovska duke e urdhëruar njërin nga sigurimet e institucionit që t’a largojë mbishkrimin që ishte vendosur në hyrje të Fondit.

Advertisement

Leave a Reply