Drejtuar ministrisë së kulturës – “600,000 denarë para të popullit, për ndërtimin e muzeut të Tetovës duke pasur objekt tjetër të gatshëm e më të përshtatshëm për qytetin e Tetovës”

600,000 denar para të qytetarëve do të përfundojnë në xhep të dikujt, sepse në vend se të zhvendoset Muzeu i Tetovës në objekt të gatshëm dhe më të përshtatshëm për qytetin e Tetovës siç është Gjimnazi i vjetër i Tetovës, që është një lokacion më se i përshtatshëm për qytetin tonë pasi që gjendet afër Xhamisë së Pashës, Hamamit të Tetovës, Konakut të Mehmet Begut, Gjimnazit të Tetovës dhe Shkollës fillore “Istikball” ku nxënësit dhe turistët do të kenë qasje më të leht të Muzeut, po ashtu në këtë objekt ka qenë edhe shkolla e parë Shqipe në Tetovë “Tajar Tetova” gjatë vitit 1942-1945, Ministria e Kulturës ka vendosur që të ndajë 600,000 denar për të rindërtuar objektin e ri të Muzeut të Tetovës në objektin Dom na ARM(Shtëpia e Armatës) i cili me shumë gjasa do përfundoj si Teatri i ri i Tetovës. Partitë politike Shqiptare janë në gjumë përderi sa historia e Tetovës varroset!
Министерство за култура / Ministria e Kulturës
TV21
Klan Macedonia Television
Alsat-M
Влада на Република Северна Македонија

Shkruajnë faqja “Muzeu virtual i qytetit të Tetovës” në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *