E bëri fëmijën e saj për spital, pastaj e rrahu për të dytën herë në QKUK – policia ndalon për 48 orë gruan nga Podujeva

Një grua nga Podujeva u arrestua pasi e kishte përsëritur sulmin fizik ndaj fëmijës së saj.

Sipas raportit të Policisë të ditës së enjte, e dyshuara ka sulmuar fizikisht fëmijën e saj.

Fëmija ishte dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QKUK për tretman mjekësor.

E krejt kjo si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga goditjet e rënda të cila dyshohet se ia shkaktoi nëna e tij.

Të njëjtën vepër e njëjta dyshohet se e ka kryer edhe sot. Kësaj here në ambientet e QKUK-së.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila nuk ka dhënë detaje të hollësishme.

“Me datën 12.03.2021 në ora 14:00, me urdhër të prokurorit të shtetit është arrestuar dhe më pas ndaluar për 48 orë e dyshuara , pasi që e njëjta dyshohet se sot rreth orës 10:00, e kishte përsëritur veprën”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *