E fundit/ Sërish tërmet në Maqedoninë e Veriut

Para pak minutash një tjetër tërmet drodhi tokën në Maqedoninë e Veriut. Epiqendra raportohet të jetë mes Dibrës dhe Gostivarit, në pjesën rreth Mavrovës.

Tërmeti ishte ishte me fuqi prej 3.8 shkallësh të Rihterit, ndërsa është i disati me radhë në javën e fundit, të gjitha në rajonin e njëjtë, përcjell in7.

Përveç Dibrës e Gostivarit, dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në pjesën e Kërçovës, Strugës, Pogradecit, Tetovës.

Tërmeti, sipas të dhënave zyrtare ka qënë në thellësi prej 2 kilometrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *