E neveritshme: Shqiptari nga Gostivari zyrtarizon fejesën me një kardiolog britanik

Kohëve të fundit çdo ditë e më shumë po promovohet ndërhyrja në kodin e natyrës, apo e njohur ndryshe si e panatyrshmja.

Rasti i fundit është i një personi me prejardhje nga Gostivari me emrin Tony, që vepron në Londër dhe i cili në një emision televiziv në Shqipëri ka prezantuar partnerin e tij, me të cilin edhe është fejuar. Për të qenë gjithçka edhe më e neveritshme ai ka deklaruar se së bashku me partnerin e tij dëshirojnë të bëhen prindër të një fëmije, transmeton Gazeta Populli.

Kjo mënyrë e promovimit të të panatyrshmes ku një fëmijë jeton me dy nëna apo me dy baballarë është edhe më e rëndë e më e sikletshme. E gjitha kjo anti-familje.

Ja historia e tij:

Tony Selimi është një shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, i cili me profesion është ekspert i sjelljes, inteligjencës emocionale dhe psikologjisë së suksesit të biznesit dhe po korr sukses në Evropë dhe SHBA. Tony është një folës motivues, trajner biznesi me famë ndërkombëtare.

Ditën e djeshme gjatë një emisioni televiziv në Shqipëri, ai prezantoi për herë të parë partnerin e tij Todorche me të cilin ka zyrtarizuar dashurinë në fejesë. Tony jeton në Londër dhe rrëfeu se ai dhe partneri i tij kanë shumë dëshirë që të bëhën prindër të një fëmije dhe në ditët e sotme ekzistojnë shumë mënyra për të realizuar këtë dëshirë të tyre dhe jo vetëm.

Tony tregoi se amaneti i fundit i nënës së tij ka qenë që të bëhej me fëmijë. Më tej ai tregoi se ishte njohur me partnerin gjatë një dasme në Shkup, dhe që prej asaj dite kishin filluar të komunikonin me njëri-tjetrin në rrjetet sociale ku dhe kishin ndarë biseda mbi botën shpirtërore.

Moderatori shqiptar Ermal Mamaqi, para disa viteve kur ishte hapur debati i martesave të gjinisë së njejtë, kishte shkruar një status në profilin e tij në Facebook, duke parashtruar një pyetje për ndjekësit e tij:

“Si t’ja shpjegojmë kalamajve?”/GazetaPopulli.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *