E rëndë në SHBA/ 5 policë bëjnë “shoshë” me plumba 15-vjeçarin

5 policë amerikanë përballen me akuzën e vrasjes së një 15 vjecari, në drejtimin e të cilit qëlluan 13 herë, edhe pse adoleshenti i armatosur duket se ishte përpjekur të dorëzohej dhe të hidhte armën.

Kamerat e sigurisë treguan momentet e fundit të viktimës Stavian Rodriguez. I riu shihet aty teksa lëshon armën e madje përpiqej të tregohet bashkëpunues më efektivët, por ata zbrazin mbi të gjithë karikatorët, edhe pse sipas pamjeve, adoleshenti nuk përbënte më rrezik. Rodriguez thuhet se kishte tentuar të grabiste një ushqimore pranë një pike karburanti, kur policët mbërritën në vendngjarje.

Në regjistrim, ata dëgjohen duke iu drejtuar adoleshentit përmes altoparlantit me fjalët: na trego duart dhe askush nuk do të lëndohet. Ai shihet duke dalë me duart lart dhe dhe pas kesaj i lëviz ngadalë duart drejt rripit të pantallonave duke i treguar oficerëve se po merr armen; e lëshon atë në tokë dhe pastaj fut dorën në xhepin e pantallonave ku kishte telefonin për ta nxjerrë e për t’ia treguar policëve, por qëllohet për vdekje.

Më vonë u pa se i riu nuk kishte asnjë armë tjetër më vete përveç asaj që hodhi në tokë. Policët e moshave nga 28 deri në 34 vjec përballen me akuzën e vrasjes së shkallës së parë për veprimin e tyre krejtësisht të panevojshëm, sic thanë prokurorët. Nëse shpallen fajtorë, maksimumi i dënimit per ta mund të jetë burgim i përjetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *