Edhe Italia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca – Një oficer dhe një policë vdesin pas vaksinimit

Dy persona kanë humbur jetën në Itali pasi janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca. Sipas mediave italiane kjo ka bërë që autoritet shëndetësore italiane të urdhërojnë përkohësisht ndalimin e përdorimit të vaksinës.

Advertisement

Stefano Paterno, oficer marine 43-vjeçar dhe Davide Villa, një polic 50-vjeçar janë dy vik timat në rajonin e Siçilisë. Dyshohet se Paterno vd iq nga një su lm në zemër një ditë pas vaksinimit. Ndërkohë polici Villa ndërroi jetë në fundjavë 12 ditë pas vaksinimit.

Gazetat lokale thonë se ai u sëmur brenda 24 orëve pas vaksinimit dhe mjekët kishin diagnostikuar një trombozë të venës së thellë, e cila më vonë rezultoi në një hemoragji të trurit. Kjo masë e marrë nga Italia erdhi disa orë më vonë pasi Danimarka dhe Norvegjia njoftuan se po pezullonin përkohësisht përdorimin e vaksinave të AstraZeneca pas raporteve të formimit të mpiksjes së gjakut tek disa persona që janë vaksinuar.

Kujtojmë që para pak javëve Agjensia Europiane e Barnave, EMA e miratoi vaksinën AstraZeneca, madje edhe studimet e fundit treguan se kjo vaksinë mund të përdorej edhe për moshat mbi 65-vjeç.

Advertisement

Leave a Reply