Ekrani në Sheshin “Times”: Ka masakruar 251 persona të pafajshëm. Ndalojeni Gulenin!

Në ekranin digjital gjigant të sheshit “Times”, zona më e populluar e qytetit, u shfaqën këto fjali: “Ai jeton në Pensilvani. Ka masakruar 251 persona të pafajshëm. Ndaloni Gulenin.”

Përmes këtij njoftimi të publikuar në orën 17:30 sipas kohës lokale, amerikanëve iu tregua fytyra e errët e FETO-s.

Në fillim të muajit mars, në ekranin digjital që ndodhet në këndin e rrugicës “42” dhe bulevardit “8”, shumë pranë sheshit “Times”, një grup anëtarësh të FETO-s shfaqën një reklamë që njolloste Turqinë, gjë e cila shkaktoi reagimin e ashpër të komunitetit turko-amerikan.

Reklama u hoq pasi anëtarët e komunitetit turk protestuan duke kontaktuar kompaninë e reklamave “Outfront Media”, e cila publikoi njoftimin në fjalë.

Kurse më pas, më datë 6 mars, në zonat më të frekuentuara të Nju-Jorkut – të tilla si sheshi “Times”, Stacioni i Trenit “Penn” dhe Terminali i Autobusëve “Port Authority” – qarkulloi një kamionçinë me ekran digjital të madh duke përshkruar anën e errët të FETO-s dhe kërcënimin që kjo organizatë terroriste paraqet për botën.

Në ekranin digjital të kamionçinës që shëtiti për 3 ditë radhazi në qytet, shkruhej: “Lideri i një kulti radikal, antisemit jeton në Pennsylvania. Ndaloni Gulenin”!  /trt/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *