Eksplodon bombola e gazit në Mateç, shumë të lënduar

Bombola e gazit ka eksploduar në hapësirat e një ambienti familjar në fshatin Mateç të Komunës së Likovës – mëson NMK-Post. Sipas informacioneve jozyrtare ka shtatë të lënduar.

Nga autoritetet spitalore në Kumanovë nuk japin hollësi për gjendjen e të lënduarve. NMK-Post mëson se disa nga të lënduarit janë nisur me ndihmën e shpejtë për në Spitalin Klinik Nëna Terezë. Për informacione më të hollësishme do të informoheni në orët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *