‘El Mundo’ zbulon kërkesat e Leo Messit për t’u mos u larguar nga Barcelona

Në vitin 2021, Lionel Messi befasoi botën e futbollit duke u larguar nga Barcelona, ​​atje ku ishte transferuar në vitin 2000.

Këtë të mërkurë, El Mundo zbuloi negociatat e supozuara mes Messit dhe Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.

Për të rinovuar, Messi do të ketë kërkuar një ‘box’ privat në Camp Nou për familjen e tij dhe për atë të Luis Suarez (ai ishte në Atlético Madrid ndërkohë), një fluturim privat për në Argjentinë gjatë sezonit të Krishtlindjeve, një bonus nënshkrimi prej 10 milionë euro, rimbursimi i pagës së shkurtuar gjatë pandemisë Covid-19, me një interes prej tre për qind, dhe në fund një klauzolë simbolike lirimi prej 10 mijë eurosh për t’u larguar nga klubi kur do ta kuptonte se ishte koha.

E përditshmja spanjolle shpjegon se Josep María Bartomeu, në atë kohë president i Barcelonës, i pranoi të gjitha kushtet, me përjashtim të klauzolës së re të lirimit (ajo e vendosur në kontratë ishte 700 milionë euro) dhe u përpoq të rinegociojë formën e pagesës së bonuset e nënshkrimit. Pengesat që rrëzuan negociatat dhe çuan në largimin e Messit vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *