Elmi Aziri sfidon Artan Grubin: Urdhëro, hiqe kishën nga Kalaja e Shkupit

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti i koalicionit opozitar shqiptar, Elmi Aziri, ka sfiduar sonte Artan Grubin e BDI’së në lidhje me fuqinë politike të këtij të fundit. Aziri ia kujton Grubit momentet kur si drejtues i organizatës “Zgjohu” vite më parë, protestonin kundër ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit. Atë kohë nga partia në pushtet thuhej “duket si kishë, por nuk është kishë”. Gjatë protestave në kala, pati edhe incidente mes policisë dhe protestuesve, prej të cilëve disa u dënuan, përcjell in7.

Për këtë arsye, Elmi Aziri ia përkujton Artan Grubit se tani nuk është drejtues i një organizate, por zevëndëskryeministër i shtetit dhe për këtë arsye fuqia politike e tij është më e madhe. Kêshtu, sipas Azirit, Grubi mund ta heqë kishën nga kalaja nëse vërtetë ka fuqi politike.

“Kur jemi te fuqia politike! Në këtë kohë para 10 viteve Artan Grubi ftoi shumë djemë të rinj shqiptarë për të mos lejuar ndërtimin e një gërmadhe në Kalanë e Shkupit që dukeshte si kishë por “nuk” ishte kishë edhe pse mund të përfundonte si kishë! Artan më i fuqishëm se sot politkisht nuk ke qenë kurrë! Urdhëro hiqe kishën në Kalanë e Shkupit! Tregoe fuqinë tënde”, ka shkruar Elmi Aziri nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa./in7.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *