Ermal Fejzullahu rrëfen situatën e pazakontë kur iu ofrua të paguhej me drogë në një koncert

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, ka arritur që për vite me radhë ta bëjë për vete publikun me këngët e tij hite.

Përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë me koncerte e mbrëmje të shumta, me doemos do të ketë një ngjarje interesante për të treguar, e cila i ka ngelur në kujtesë.

Së fundmi, në një intervistë për Top Albania Radio, Fejzullahu kas rrëfyer për një situatë të pazakontë, ku në një koncert në mungesë të parave i ishte ofruar pagesa me drogë.

Ai thotë se ngjarja ndodhi shumë vite më parë në një koncert në Itali, por që ai sigurisht nuk e kishte pranuar ofertën e organizatorit.

“Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)”, është shprehur këngëtari.

Ermali përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat – kjo edhe ndikuar nga pandemia globale COVID-19.

Është pikërisht situata pandemike ajo e cila e ka lënë atë dhe shumë kolegë të tij, prej më shumë se një viti pa koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *