Ermal Fejzullahu: S’ka barazi gjinore pa i parë femrat në skele

Me rastin e festës së 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shumë artistë uruan nënat e tyre nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

Një ndër ta ishte edhe këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, i cili postoi në Instastory një fotografi me nënën e tij, krahas së cilës shkroi: “Urime 8 Marsin e shtrenjta nënë! Të paça me shëndet”.

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë postimi i dytë që artisti bëri.

Meqënëse gjithnjë e më shumë flitet për barazi gjinore, Ermali zgjodhi një foto në të cilën meshkujt shfaqen duke punuar në ndërtim.

“Pa i parë edhe femrat në skelë, s’ka barazi gjinore”, shkroi ai krahas postimit, të cilin e shoqëroi me “emoji” duke qeshur.

Ermali, ashtu si dhe shumë kolegë të tij, ka rreth një vit që nuk mban koncerte apo dasma për shkak të masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit. Megjithatë, këngëtari ka sjellë prurje të reja muzikore për fansat e tij. /reporteri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *