Evropa e ka për detyrë të kujdeset për identitetin tonë maqedonas, tha Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme tha se gjuha dhe identiteti maqedonas janë e drejtë e vetëvendosjes.

Advertisement

“Evropa duhet të mbetet në vlerat evropiane fundamentale, e cila është ruajtja e të gjitha identiteteve në kontinentin evropian, ne këtu kujdesemi për të gjithë identitetin evropian, është detyre e Evropës që të kujdeset për identitetin maqedonas”, theksoi Zaev për “Brifingun e mëngjesit”.

Zaev theksoi se vendi është i përkushtuar të vazhdojë rrugën evropiane, dhe se shpreson në gjetjen e zgjidhjes për kontestin me Bullgarinë.

“Duhet të ecim para, qytetarët presin të nesërme më të mirë. Unë thash, ne jemi ndërtues, ndërtojmë miqësi. Ne nuk dëmtojmë rajonin, ne jemi popull paqedashës. Por, ka diçka për të cilën nuk negociohet, siç janë çështjet e identitetit. Vetëvendosja i përket çdonjërit. Ajo që u përket të gjithëve, si maqedonasve dhe të gjithë popujve tjerë evropian”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Advertisement

Leave a Reply