“Familja Babatunde nga Afrika hap pus për ujë në Tetovë” / Aktivistët e Opozitës shqiptare ironizojnë me Komunën e Tetovës

Problemet e shpeshta në rrjetin e ujësjellësit në Tetovë kanë bërë që qytetarët e Tetovës, shpesh të vuajnë për ujë të pijshëm. Këtij problemi të kahmotshëm assesi t’i vijë fundi. Edhe gjatë kësaj jave, tetovarët kanë mungesë të ujit për pije, ndërsa arsye mësohet të jetë një defekt në sistemin e shpërndarjes së ujit.  Aktivistëte e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, në shenjë simbolike kanë organizuar një aksion, duke improvizuar një çezme uji të njëjtë si puset që hapen me donacione edhe të shumë qytetarëve shqiptarë nëpër vendet e Afrikës dhe në Lindjen e Mesme. Jemi mësuar në rrjetet sociale të shohim fotografi me hapje pusesh në ato vende të largëta dhe me mbishkrime me emrin e familjes apo personit që e ka bërë donacionin për atë pus, përcjell in7.

Pikërisht, një improvizim të tillë kanë bërë sot në Tetovë, aktivistët e opozitës shqiptare, të cilët kanë ironizuar me autoritetet lokale.

“Sot në formë simbolike dorëzuam “donacionin nga Afrika” për Komunën e Tetovës. Paaftësia e menaxhmentit të kësaj komune për të siguruar ujë të pijshëm po le banoret e Tetovës për javë të tëra pa ujë”, thonë nga Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët.

Ndërkaq, në mbishkrimin e kësaj “çezmeje” shkruhet emri i “donatorëve” të saj, të cilët siç thuhet janë nga Afrika. Bëhet fjalë për “familjen Babatunde”./in7.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *