Fauci thotë se SHBA do t’i kthehet normalitetit deri në korrik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shumë mundësi do t’i kthehen normalitetit deri për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik. Është ky skenari më optimist i dëgjuar nga një ekspert i lartë si Anthony Fauci, sipas të cilit në vend janë të gjitha mundësitë për të vaksinuar të gjithë popullin.

Por, sikurse njoftoi ai për mediat, një sërë masash të tjera duhet të ngrihen në mënyrë që mos të ketë një rritje tjetër të infektimeve që do ta shtynin më tej në kohë një parashikim të tillë.

Guvernatorët e disa shteteve kanë filluar të lejojnë bizneset të rifillojnë funksionimin normal dhe u kanë thënë banorëve në shtetet e tyre se nuk janë më të detyruar të mbajnë maska në publik.

Dr. Fauci tha në disa intervista se ai beson se Shtetet e Bashkuara do të kenë doza të mjaftueshme deri në fund të majit që çdo amerikan që dëshiron të mund të vaksinohet.

Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë ritmin e vaksinimeve të koronavirusit, me një shifër të lartë prej tre milionë injeksione të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *