FC Shkupi firmos me lojtarin e Popovit, dorëhiqet Bunjaku

FC Shkupi ka firmosur kontratë me futbollistin Mario Mlladenovski. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij Goran Popov, sipas të cilit mbrojtësi 21 vjeçar me klubin nga Çairi do të angazhohet për dy sezone. Sapo është përhapur lajmi, nëpër rrjetet sociale kanë vërshuar me reagime pakënaqësie nga tifozët e Shkupit. Goran Popov është një figurë e pa dëshiruar në Çair, për faktin se derisa ishte futbollist i Vardarit, në një ndeshje në Çair në vitin 2016 tifozët shqiptarë i quajti “indianci”. Pas këtij transferimi dorëheqje ka dhënë drejtori sportiv Omer Bunjaku, pasi kontrata me lojtarin e ri është bërë pa vullnetin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *