Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa restriktive shtesë

Shkup, 5 mars 2021 (MIA) – Sipas paralajmërimve të cilat i kemi sot në bisedimet me përfaqësuesit e Ambasadës ruse dhe të kompanisë, paralajmërimi është se vaksina ruse Sputnik do të arrijë të dielën me transport special, përmes kompanisë DHL gjithsesi në paketim adekuat, zinxhir të ftohtë, ruatjen e atyre temperaturave. Kjo është vaksinë e cila për dallim të asaj Fajzer ruhet në temperaturë prej – 18 deri në – 20 gradë, për çka infrastruktura jonë është e përgatitur. Pas marrjes do të vendoset në frigoriferët tanë, do të organizohet procesi i vaksinimit në pikat e vaksinimit në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup. Këtë sonte e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Ditarin e Sitelit.

Advertisement

“Procedura adekuate administrative e cila ka të bëjë për lejet importuese, lejet të cilat duhet të meren nga ana e Agjencisë për Ilaçe MALMED që të lëshohet ajo seri në qarkullim tashmë sot filluan për shkak se një pjesë e dokumenteve i morëm. Kështu që, pres se ja nëse arrin të dielën siç janë paralajmërimet shumë herët, në fillim të javës së ardhshme të fillojë vaksinimi edhe me vaksinën Sputnik V”, tha Filipçe

Advertisement

Leave a Reply